Sporti

Southgate komenton deklaratën e Challandesit se e vetmja mënyrë për ta ndalur Sterlingun është duke ia thyer këmbën

11/16/2019 20:20
nga:M K

Një ditë para ndeshjes me Anglinë, selektori i Kosovës, Bernard Challandes ka mbajtur konferencën e zakonshme për shtyp.

Në njërën prej pyetjeve të gazetarëve, Challandes u përgjigj në mënyrë interesante, pasi tha se e vetmja mënyrë për ta ndalur Sterlingun është duke ia thyer këmbën yllit të Manchester Cityt, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, ka qenë trajneri i Anglisë, Southgate, që ka komentuar këto deklarata, duke thënë se nuk beson që një gjë e tillë të ndodhë.

“Jo. Nuk besoj ashtu. Ne kemi një kombëtare të mirë, kemi zëvendësime dhe mundemi të bëjmë variante të ndryshme. Kjo na bënë ne kundërshtar të fortë për secilin, prandaj do ta kenë të vështirë ta luajnë atë lojë. Për më tepër, nuk besoj se ndodhë një gjë e tillë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

12/11/2019 07:22

Josep Borrell ju shkruan letër ministrave të BE-së për Kosovën