Sporti

Southgate: Jam i impresionuar me Kosovën

09/07/2019 22:01
nga:M K

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka lavdëruar tejmase Kosovën, në një intervistë dhënë pas fitores së kombëtares së tij ndaj Bullgarisë.

Ai ka pranuar se ndeshja e së martës do të jetë shumë më e vështirë, se ajo sot me kundërshtarët bullgarë, përcjellë GazetaBlic.

“Ndeshja me Kosovën është kryesorja në grup, sipas meje. Jam shumë i impresionuar me ta. Janë një ekip i organizuar mirë, me lojtarë të mirë. E kanë pasionin e një kombëtareje të krijuar së fundi. Rezultati i tyre sot nuk më ka befasuar aspak. I kam parë që luajnë mirë edhe në ndeshjet paraprake. Me ta duhet të luajmë më mirë se që luajtëm sot (me Bullgarinë). Do të jetë një test i mirë për ne, të martën”, ka thënë Southgate pas ndeshjes.

Kujtojmë se Kosova ndeshjen e parë ndaj Anglisë do ta zhvillojë në “St.Marys Stadium” të Southamptonit të martën e 10 shtatorit.

11/20/2019 14:38

E turpshme: Sigurimi i ndeshjes ia vodhi tifozit të veçantë dhuratën që Muriç ia la pas ndeshjes me Anglinë