Euro2024

Southgate arsyetohet: Kishim një ditë më pak se Spanja për t’u përgatitur

07/14/2024 23:46
nga:E K

Spanja fitoi finalen e madhe të Euro 2024 duke mposhtur Anglinë me rezultat 2-1.

“La Furia” ishin dominues në pjesën më të madhe të takimit teksa golin e avantazhit e shënuan në minutën e 47’të me Nico Williams, shkruan GazetaBlic Sport.

Palmer barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 73’të, kurse Oyarzabal shënoi golin e fitores për spanjollët.

Pas përfundimit të finales për media foli trajneri, Gareth Southgate.

“Është e lehtë ta thuash këtë dhe ka padyshim një disavantazh të kesh një ditë më pak për t’u përgatitur. Por ne ishim ende në lojë pas 80 minutash.

Për zëvendësimin e Kane: “Fizikisht ka qenë e vështirë për të. Ai hyri në turne me pak ndeshje dhe nuk e ka arritur nivelin që të gjithë do të kishim shpresuar. Ndeshjet janë jashtëzakonisht kërkuese dhe menduam se freskia e Ollie do të na lejonte të shtynim përpara, zëvendësuesit erdhën dhe bënë atë që u kërkuam të bënin”, tha Southgate.

/GazetaBlic Sport/