Lajme

Sot zyrtarisht PDK nis garën për të parin e partisë

10/10/2018 07:55
nga:Gazeta Blic

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot do të mbajë Konventën për hapjen zyrtare të procesit të zgjedhjeve të brendshme.

Në këtë mbledhje e cila do të fillojë nesër nga ora 17:00, do të marrë pjesë edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Veseli në krye të PDK-së ishte vendosur pas largimit të Hashim Thaçit dhe zgjedhjes së tij president i Kosovës. Së fundmi është përfolur për prishje të raporteve mes të dy figurave të PDK-së, Thaçit e Veselit, mirëpo të dy kanë mohuar të ketë mospajtime mes tyre.

Veseli ditë më parë ka thënë se PDK-ja është në procesin e reformimit, dhe se në PDK nuk do të ketë vend për ata që janë të korruptuar dhe që kanë dëmtuar këtë subjekt.

01/23/2019 17:40

Demhasaj: Taksa do të hiqet ndaj Serbisë, ky do të jetë efekti i saj për vendin. Marrëveshja nga dialogu e çon vendin në zgjedhje!