Sporti

Sot zhvillohen dy takimet e fundit të xhiros së katërt në IPKO Superligë

09/15/2019 07:59
nga:M K

Sot zhvillohen edhe dy takimet e fundit të xhiros së katërt në IPKO Superligë.

Flamurtari e pret Dukagjinin në “Xhemail Ibishi”, kurse Vushtrria, që edhe më tutje nuk e ka shijuar fitoren në Superligë, do të jetë mysafire e Ferizajt, me synimin e vetëm, një rezultat pozitiv, shkruan GazetaBlic.

Dje, Drita mposhti Feronikelin me rezultat minimal në derbin e javës , kurse Gjilani triumfoi pastër ndaj Drenicës në “Bajram Aliu”.

Interesant është fakti se të dy klubet e Gjilanit kryesojnë renditjen tabelare në Superligë, por mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat sot, megjithëse tabela në pjesën e epërme nuk prite të ndryshojë.

Ndërkaq ne, do t’iu raportojmë minutë pas minuti, në secilën ndeshje, të secilës javë në elitën e futbollit kosovar.

/GazetaBlic/

01/11/2020 12:51

Sot fillon stinori pranveror në elitën e basketbollit kosovar, nesër derbi i xhiros