Sporti

Sot xhiroja e radhës në Bundesligë, një ndeshje në program

05/29/2020 12:43
nga:M K

Bundesliga është kampionati i parë nga të pesë të mëdhenjtë që u rikthye në fushën e blertë.

Sot fillon xhiroja e 29, teksa deri në fund janë edhe gjashtë sosh, duke llogaritur edhe këtë të kësaj fundjave, përcjell GazetaBlic.

Freiburg – Leverkusen është takimi i vetëm, teksa pikët janë jetike për secilën skuadër. Vendasit aktualisht pozicionohen në vendin e tetë me 38 pikë të arkëtuara, ku synojnë një vend në Europa Ligë, ndërsa “aspirinët” janë seriozisht në garë për Ligën e Kampionëve.

Dueli fillon nga ora 20:30, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat. Ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual, përderisa më poshtë edhe renditja tabelare para kësaj jave.

/GazetaBlic/

06/27/2020 17:25

Bundesliga mbyll perden | Werderi në “Play Out”, Fortuna Dusseldorf në Bundesliga 2