Lajme

Sot varroset Fatlind Hysenaj që vdiq në aksident

12/26/2019 08:27
nga:B. D

Sot në orën 14:00 në varrezat e fshatit Lëbushë të Deçanit do t’i jepet lamtumira e fundit, Fatlind Hysenajt, që vdiq në një aksident të rëndë trafiku.

21 vjeçari humbi jetën dje rreth orës 02:48 në rrugën Pejë-Deçan, në fshatin Isniq të Deçanit.

Dyshohet se aksidenti u shkaktua si pasojë e shpejtësisë së madhe, me ç`rast vetura e viktimës është përplasur në murin e një shtëpie.

Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe i riu tjetër me inicialet Sh.K.

Pas aksidentit Policia e Kosovës u ka bërë apel të gjithë vozitësve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionet dhe t’i kenë masat mbrojtëse.

02/27/2020 10:47

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë