Sporti

Sot u rikthehet fushave të blerta, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani

06/20/2020 09:01
nga:M K

Futbollisti aktual i Veronës dhe ai i ardhshëm i Napolit, Amir Rrahmani, sot bashkë me skuadrën e tij u rikthehet fushave të blerta.

Kapiteni i Kosovës do të zbres në fushë për Veronën për pjesën e mbetur të kampionatit italian, për t’u larguar më pas në afatin kalimtar të verës, përcjell GazetaBlic.

Ekipi nga “Marc’Antonio Bentegodi” e pret Cagliarin me fillim nga ora 21:45, ku fitorja duket të jetë opsioni i vetëm.

Momentalisht, Verona ka 35 pikë, katër më pak se Napoli që pozicionohet i gjashti, pra në zonën evropiane, por “të verdhët” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ky nuk do të jetë dueli i vetëm i ditës në Serie A, pasi nga ora 19:30, Torino do të jetë nikoqire e Parmës.

/GazetaBlic/

10/16/2020 20:20

Amir Rrahmani negativ, Napoli zbulon rezultatet për Covid-19 të të gjithë futbollistëve