Lajme

Sot u konfirmuan 10 raste të reja me koronavirus në Prishtinë, Shpend Ahmeti urdhëron mbylljen e tri çerdheve

06/07/2020 21:46
nga:Gazeta Blic

Pas paraqitjes së 10 rasteve të reja me koronavirus në Prishtinë, kryetari Shpend Ahmeti ka urdhëruar mbylljen e tri çerdheve, raporton Gazeta Blic.

“Duke anuar kah kujdesi, nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat, dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë. Po ashtu do të kontaktojmë me të gjithë që mendojmë se mund të jenë në rrezik nga infeksioni”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Tanimë kemi më shumë informata rreth dhjetë rasteve në Prishtinë. Fatkeqësisht, papërgjegjësia e individëve dhe çasja shpërfillëse ndaj rrezikut na ka shkaktuar telashe më të mëdha.

Duke anuar kah kujdesi, nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat, dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë. Po ashtu do të kontaktojmë me të gjithë që mendojmë se mund të jenë në rrezik nga infeksioni.

Dy mësime shume të rëndësishme

1. Mos e fshihni semundjen nga të tjerët
2. Mos e shpërfillni virusin si të parëndësishëm

Nesër gjatë ditës do të ju informojmë për masat shtesë.

“Rikthimi” i koronavirusit, Ministri i Shëndetësisë konferencë urgjente për media

06/01/2020 13:22

Papërgjegjësia e qeverisë dhe komunave për hapjen e çerdheve, dëmton prindërit!