Sot është paralajmëruar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Mbledhja do të mbahet në ora 14:00.
Në rend dite do të jetë mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së, mbështetur nga 44 deputetë.
Megjithë polemikat se a mund të mbahet një seancë në kushtet kur ka shpërthyer pandemia COVID 19, sot do të kuptohet se si do të veprojnë deputetët për këtë çështje.