Showtime

Sot publikon bashkëpunimin por ja se çka mendonte Mozziku vite më parë për Unikkatilin!

07/21/2019 13:57
nga:Natyra

Reperi nga Ferizaji Gramoz Aliu i njohur me nofkën Mozzik ka dhënë një lajm shumë të madh për fansat e tij dhe në të njëjtën kohë të papritur.

Mozzik, ka treguar se do sjellë bashkëpunimin me Unikkatilin, shkruan GazetaBlic.

Bashkëpunimi i dyshes do të publikohet sot në ora 18:00, reperi Unikkatil është mysafir tek Mozziku në projektin që ata do ta publikojnë.

Fansat e tyre janë të gatshëm ta dëgjojnë këngën në kanalin zyrtar YouTube në ora 18:00.

Tashmë po dihet raporti i Mozzik-ut me Unikkatilin por ndoshta jeni të interesuar ta dini se cili ka qenë mendimi i tij për të vite më parë?

Në një intervistë 4 vite më parë, Mozzik ishte pyetur se çka mendon për reperin edhe në atë kohë e  kishte vlerësuar tejet shumë.

Mozzik kishte thënë:’ Është njëri prej strategave që e ka përdor një strategji shumë të fortë që nuk ka raste as në Amerikë që ka bo dikush gjithë këtë material, bagazh pa videoklip edhe mendoj që e meriton respektin e secilit reper shqiptar, ai që se pranon ai është hejter’, ishin fjalët e tij.

Po ashtu ajo se çka ia vlen me cek është se Mozziku tregon se nuk ka pasur aspak kontakt me Unikkatilin në fillimet e karrierës së tij, ndërsa tani ka arritur të finalizojë një projekt muzikor me të dhe ai ka realizuar njërën nga ëndrrat e tij.

/GazetaBlic/

Natyra Salihaj

 

12/07/2019 20:46

Unikkatili në zi, babai i tij ndërron jetë