Showtime

Sot publikohet projekti më i ri nga Eni Koçi!

02/23/2018 13:14
nga:A. R.

Këngëtarja nga Shqipëria, Eni Koçi ka paralajmëruar se sot në orën 16:00 do të publikoj projektin e saj më të ri, shkruan Gazeta Blic.

Kënga do të titullohet ‘Jemi dashtë’, e cila me siguri që do pëlqehet nga publiku ku do t’i bashkangjitet edhe klipi.

Ndryshe, këngën e fundit që ka lansuar është ‘Shi bie në Tiranë’, në bashkëpunim me Genc Prelvukaj, me të cilin supozohet se është në një lidhje të mundshme. /GazetaBlic./