Lajme

Sot pritet të arrihet marrëveshja VV-LDK për bashkëqeverisje

02/02/2020 08:08
nga:B. D

Sagës për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duket se po i vije fundi.

Të dyja partitë fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit, pritet që sot do të bien dakord për ta formuar Qeverinë e re.

Tashmë që është caktuar për të hënën (03 shkurt 2020), të mbahet seanca plenare e Kuvendit për ta votuar për Qeverinë e re, këtyre dy subjekteve politike u ka mbetur edhe kjo fundjavë për të vendosur nëse duan të bëjnë kompromis për arritjen e një koalicioni apo përfundimisht të heqin dorë nga kjo përpjekje.

Kujtojmë se dje (e shtunë) nga të dyja palët janë dhënë shenja pozitive se koalicioni VV-LDK është afër.

06/08/2020 23:37

Ivica Daçiq: Marrëveshja përfundimtare me Kosovën, pas formimit të Asociacionit të Komunave Serbe