Sporti

Sot nisin punimet për ndërtimin e tribunave në Stadiumin ‘Zahir Pajaziti’

12/11/2025 07:05
nga:G B

Sot do të vendoset gurthemeli për ndërtimin e tribunave dhe ndriçimit në Stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, dhe Ministri në detyrë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.

Më pas, ata do t’i vizitojnë edhe punimet në Pishinën Gjysmëolimpike dhe Qendrën Multifunksionale.