Cult

Sot nis festa e vjeljes së rrushit në Rahovec

09/07/2018 08:34
nga:Q F

Me sloganin “Me Pamje Kah Vneshta”, këtë vit mbahet edicioni i 17 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest, që do të nis sot dhe do të zgjasë deri më datën 9 shtator, n’Konak të Rahovecit, tek shtëpia e verës.

Ceremonia zyrtare e hapjes së festës fillon nga ora 11:30, me prerjen zyrtare të kalaveshit të rrushit, si dhe adresimet zyrtare.

Festivali organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Rahovecit. E veçanta e këtij edicioni është ardhja e legjendës së muzikës rock, Kee Marcello, ish anëtar i grupit Europe, i cili me bendin e tij, do të performojë gjatë koncertit të Hardh Fest 2018.