Lajme

Sot nënshkruhen marrëveshjet për “Ballkanin e Hapur”, kjo është agjenda e takimit

12/21/2021 08:40
nga:Q R

Kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë, do të vazhdojnë sot takimin në kuadër të agjendës për “Ballkanin e Hapur”.

Në orën 09:00, Edi Rama, Zoran Zaev dhe Aleksandër Vuçiq pritet të arrijnë në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Në orën 09:30, pritet të fillojë takimi, derisa kryeministri shqiptar do ta mbajë fjalimin hyrës.

Më pas do të ketë diskutime për të ardhmen e agjendës së “Open Balkan”, ndërkaq në orën 11:30 mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve.

Në orën 13:00 do të ketë konferencë për media, ku do të dalin, Rama, Zaev dhe Vuçiq.

Kjo është agjenda e plotë:

-09.00 – Mbërritja e liderëve

-09.05 – Takim i Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë Veriore

-09.30 – Seanca plenare (Fjala hyrëse e kryeministrit Edi Rama)

-10.45 – Diskutimet e liderëve për të ardhmen e Agjendës së Open Balkans

-11.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve

-12.00 – Forumi i Agrikulturës dhe Kooperimit Rajonal

-13.00 – Konferencë për shtyp

Ndryshe, për “Ballkanin e Hapur” deri më tani janë të përfshira vetëm Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Të gjithë qeveritë dhe kryeministrat e Kosovës që kanë qenë në detyrë prej fillimit të këtij projekti, kanë qenë kundër tij.

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, ky është rendi i ditës