Sporti

Sot në ndeshjen Milan-Torino, Rossonerët do të bartin fanella me foton e Kobe Bryant

01/28/2020 10:44
nga:M K

Milani e pret Torinon në çerekfinale të “Coppa d’Italia”, me të vetmin synim fitoren.

Forma e mirë e vitit të ri kalendarik i jep përparësi “kuq e zinjve” që ta fitojnë këtë sfidë, megjithëse nuk pritet ta ketë të lehtë përballë torinezëve, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, përveç rezultatit, diçka tjetër pritet ta marrë vëmendjen. Fjala është për fanellat që do t’i bartin djelmoshat Rossonerë.

Sipas mediave italiane, me lejen e shtëpisë numër një të futbollit italian, Milani do të mbajë fanella me foton e Kobe Bryant, në solidarizim me largimin e hershëm nga kjo botë të legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, i cili vdiq pas një aksidenti me helikopter, bashkë me të bijën, Gianna.

/GazetaBlic/

07/07/2020 23:45

Milani shënon fitore me aromë evropiane, Juventusi s’ka arsye për t’u shqetësuar