Sporti

Sot mësohet lojtari më i mirë i FIFA-s për vitin 2018, Ronaldo refuzon ceremoninë

09/24/2018 08:46
nga:M K

Shtëpia numër një e futbollit botëror, sot do të ndajë çmimim për lojtarin më të mirë të vitit.

Kandidatë janë Cristiano Ronaldo, Muhammed Salah dhe Luka Modric, shkruan GazetaBlic.

Të tre këta kanë qenë figurat kryesore të klubeve, duke i ndihmuar tejmase në arritjen e objektivave.

Kuptohet deri në përfundimin e edicionit të kaluar, kroati Modric dhe portugezi Ronaldo ishin bashkëlojtarë, por këtë verë ky i fundit kaloi te Juventusi.

Siç mësojnë mediat ndërkombëtare të sportit, fituesi i pesëfishtë i ‘Topit të Artë’ pritet të mungojë në ndarjen e çmimeve.

Padyshim se kandidati kryesor është mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, i cili u zgjedh edhe mesfushori më i mirë i botërorit e edhe i UEFA-s.

/GazetaBlic/

12/11/2019 23:13

Modric: E merituam fitoren