Sporti

Sot mësohen edhe tre gjysmëfinalistët tjerë të Kupës së Kosovës

02/10/2019 11:42
nga:M K

Sot do të mësohen edhe tre gjysmëfinalistët tjerë të Kupës së Kosovës.

Feronikeli është i pari që e ka siguruar fazën finale të trofeut të dytë për nga rëndësia në futbollin kosovar, shkruan GazetaBlic.

Djelmoshat e Zekirija Ramadanit fituan si mysafir të Ferizajt, 0-1, për t’u kualifikuar kështu në katërshen më të mirë të kompeticionit.

Sot ndërkaq zhvillohen edhe tri takime tjera, ku më interesanti padyshim pritet të jetë ai në kryeqytet, ku Prishtina e pret Trepçën’89.

Në Gjakovë, Vëllaznimi e pret kampionen aktuale kosovare, Dritën, kurse punë më të lehtë pritet të ketë Ballkani, i cili luan si mysafir i Kikës së Hogoshtit, anëtari i Ligës së Parë.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në këto takime, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

12/10/2019 16:38

ZYRTARE: Të enjten shorti për çerekfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës