Sporti

Sot mësohen 15 skuadrat që do të kualifikohen në raundin 1/8-ës në EL, Rangers veçse e ka siguruar

02/27/2020 09:47
nga:M K

Kompeticioni i dytë për nga rëndësia në kontinentin e vjetër, rikthehet sërish në mejdan.

Sonte ndërkaq, për t’u mësuar kështu edhe 15 skuadrat e tjera që do ta sigurojnë kualifikimin tutje në raundin e 1/8-ës, pasi ekipi i Steven Gerrard, Rangers, vetëm sa e ka siguruar, pasi eliminoi Bragën portugeze, shkruan GazetaBlic.

Skuadrat me emër si Arsenal, Inter e Roma nuk pritet ta kenë problem, edhe pse vëmendja kryesore do të jetë në Apenine, ku i gjithë dueli do të kalojë nën hijen e mungesës së tifozëve e gazetarëve, kjo për t’u mbrojtur nga koronavirusi, i cili është përhapur me të madhe në Itali.

Gjithsesi, në “Meazza” do të tolerohen vetëm kameramanët, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në mbrëmje. Kujtojmë duelin e parë të zhvilluar në Bullgari e kishin fituar djelmoshat e Contes, 0-2.

Arsenali luan ndaj grekëve të Olympiacos, me ndeshjen e parë që u zhvillua në Greqi. Topçinjtë triumfuan 0-1, ndërsa thuajse janë një hap para për kualifikim.

Roma ka fituar ndaj Gent 1-0 në Olimpico dhe duelin e dytë do ta pret me qetësi, megjithëse asgjë s’ka përfunduar.

Ndaj një skuadre greke do të luajë edhe Manchester United, që në Old Traffod pret Club Brugge, me të cilin luajtën 1-1 në shtetin e Beneluksit.

Më poshtë të gjitha takimet në program, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

03/12/2020 13:30

UEFA pezullon Europa Ligën dhe Ligën e Kampionëve?!