Sporti

Sot mbyllet java e gjashtë e Superligës së Kosovës

09/23/2019 12:54
nga:Natyra

Në ora 15:00 zhvillohen tri ndeshje.

Sot zhvillohen tri ndeshjet e fundit të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës. Ferizaj, Prishtina dhe Suhareka do të jenë qytetet nikoqire ku do të zhvillohen tri ndeshjet e fundit të kësaj jave.

Ferizaj pret në shtëpi skuadrën e Drenicës. Ferizaj vjen në këtë ndeshje pas fitores së arritur në Klinë ndaj Dukagjinit, ndërsa Drenica pas barazimit me skuadrën e Vushtrrisë. Flamurtari do të luajë kundër Llapit të Tahirit.