Cool

Sot mbani sytë nga qielli! Shfaqet hëna rozë

04/19/2019 18:07
nga:Ideal

Mbrëmjen e sotme të gjithë me sytë nga qielli për të admiruar hënën rozë. Bëhet fjalë për një fenomen që ndodh në pranverë, ku hëna duket më e madhe dhe e plotë, pasi gjendet në pikën më afër Tokës.

Ngjyra e saj është një iluzion, dhe është quajtur “hëna rozë” për shkak të një tradite të indigjenëve.

Pamja e saj është e lidhur me lulëzimin e bimës së egër Phlox subulata, që me petalet e saj ngjyroste peizazhin me ngjyrë trëndafili. Ata u vinin emra hënave të plotë, si një mënyrë për të matur kohën, dhe stinën e korrjeve.

Për ne do të jetë po aq i veçantë, sepse sipas kalendarit kishtar hëna e plotë shënon ardhjen e së Dielës së Pashkëve.

Shfaqja qiellore vazhdon edhe në mbrëmjen e Pashkës: në pjesën e dytë të natës mes 22 dhe 23 prillit.