Lajme

Sot mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë

11/10/2019 09:20
nga:Albina Koca

Votuesit në Spanjë do të vendosin sot për qeverinë e ardhshme të vendit të tyre. Kjo është hera e katërt që ky shtet shkon në zgjedhje të përgjithshme në po kaq vjet.

Zgjedhjet e kaluara, që u mbajtën në prill të këtij viti, nuk ia bënë të mundur Partisë Socialiste që të formojë koalicion pasi e fitoi numrin më të madh të ulëseve, por nuk arriti ta fitonte shumicën.

Spanja është përballur me vështirësi për të formuar një qeveri të qëndrueshme që nga viti 2015.

Këto zgjedhje po mbahen nën hijen e protestave në Katalonjë dhe rritjen e partisë së të djathtës ekstreme, Vox.

Pas zgjedhjeve të prillit, kryeministri socialist, Pedro Sanchez, i kishte filluar bisedimet me partinë majtiste, Podemos, por ato kishin dështuar dhe kështu në shtator kishte kaluar afati i fundit për formimin e qeverisë.

Sipas sondazheve më të reja, asnjëra nga partitë nuk do të mund të sigurojë mbi 50 për qind të votave dhe fituesit përsëri mund t’i nevojitet koalicioni për formimin e qeverisë.

Fushata zgjedhore është mbizotëruar nga kriza politike në Katalonjë, për të cilën partitë e djathta kanë shprehur qëndrime të ashpra anti-separatiste.

11/05/2019 21:56

Limaj nuk pret që institucionet e reja të formohen para 15 dhjetorit