Lajme

“Sot kryeministri i Kosovës u pajtua me tregun e përbashkët rajonal, por vëmendjen po e çon diku tjetër”

06/15/2021 16:50
nga:M K

Njohësi i zhvillimeve politike, Petrit Zogaj ka kritikuar qasjen e kryeministrit Kurti në Bruksel.

Sipas tij, ai me deklarata të ndryshme po e çon vëmendjen diku tjetër, ndërsa është pajtuar për treg të përbashkët rajonal, kërkesë kjo e kahmotshme e Serbisë, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Ne takimin rajonal te Tiranes para pak ditesh dhe sot kete ne Beuksel, KM i Kosoves eshte pajtuar per “treg te perbashket rajonal.” Kete treg Serbia eshte duke e kerkuar me vite. Perderisa Albin Kurti, sa ishte ne opozite e kundershtonte ashper kete ide, eshte pikerisht ai, ne poziten e KM qe po e promovon nje gje te tille.
Sigurisht, per t’a bere kete ndryshim radikal me pak te dukshem, behen deklarata te tipit “Perplasja ne mes KM Kurti dhe KM se Serbise ne Tirane,” ose “Kurti pyeti Vicicin se kur do ta njohes Kosoves,” e te ngjashme. Perderisa, Kosoves i ofrohet “ushqim” ditor me keso deklaratash, Serbise po i ofrohet tregu i perbashket. Po kjo ka pak rendesi per masat, per to, eshte e mjaftushme qe ndodhi “perplasja.”

LEXO EDHE:

Kurti: Në takimin me Vuçiqin u ruajt distanca fizke, s’pati befasi

/GazetaBlic/