Sporti

Sot dy ndeshjet e fundit të xhiros së 10’të në Superligë, vëmendja në Gjilan

10/20/2019 09:25
nga:M K

Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së 10’të në Superligë, derisa vëmendja kryesore do të jetë në Gjilan, aty ku Drita e pret Ballkanin.

Skuadra nga Suhareka që momentalisht qëndron e treta, do të synojë rikthimin në krye të renditjes tabelare, megjithëse do ta ketë të vështirë përballë Dritës, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq, në Ferizaj, skuadra që po përballet me telashe të shumta, e pret Prishtinën, që në mesjavë nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Drenicës.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat nga ora 14:00, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

11/10/2019 14:53

S’ka fitues në takimet e Superligës, paqe në Mitrovicë e Gjilan