Lajme

Sot dalin edhe 53 persona të tjerë nga Qendra e Studentëve pasi kanë rezultuar negativ në COVID 19

04/06/2020 08:42
nga:E Sh

53 persona të cilët kishin rezultuar negativ me koronavirus, sot do të lirohen nga karantina.

Gjatë ditës së diel, 53 persona që kanë qenë të vendosur në karantinë te Qendra e Studentëve janë testuar për COVID-19 dhe fatmirësisht që të gjithë kanë rezultuar negativ.

Zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka bërë të ditur se këta persona do të lirohen nga karantina dhe do të qëndrojnë në vetizolim për 14 ditë të tjera.

Postimi i plotë i Sadikut, pa ndërhyrje:

Testimi i radhës- Karantina COVID19

Sot janë testuar edhe 53 raste të vendosur në Karantinë për COVID19 .

Të gjitha rastet janë negative dhe të gjithë 53 veta, lirohen nesër për vetizolim 14 ditë në shtëpi!

Ky është grupi katërt i të testuarëve në 4 ditët e fundit prej 190 të testuarëve dhe të gjithë kanë qenë negativ!

Faleminderit të gjithë stafit që janë të angazhuar në Karantinë: zyrtarët e Qendrës së Studentëve,Policia e Kosovës, zyrtarëve të MSH,ekipeve mjekësore të IKSHPK-së, ekipeve mjekësore të mjeksisë familjare dhe grupit të madhe e të pa lodhshëm të vullnetarëve të cilët po kontribojnë në mbarëvatjen e punëve në Karantinë!