Cult

Sot bëhen dy vite nga vdekja e regjisorit Bekim Lumi

07/30/2020 10:04
nga:N S

Regjisor i shfaqjeve më të mira në teatrin kosovar në dy dekadat e fundit. Ky është një prej konstatimeve që ishte bërë për Bekim Lumin në ditën kur ai vdiq. Por gjatë jetës së tij prej artisti, Lumi nuk është njohur vetëm si regjisor. Midis të tjerash ai ishte edhe studiues.

Regjisori i njohur i teatrit shqiptarë dhe njëkohësisht profesor i nderuar që përcolli shumë gjenerata sot dy vite u nda nga jeta. Ai ishte ndër njerëzit që e donin më së shumti teatrin. Këtë e dëshmoi edhe vepra e tij e fundit që e jetësoi në skenë pak para se vdekja ta marrë.

Ndonëse ishte në ditët e tij të fundit, ai si rrallë ndonjë njeri tjetër, mblodhi të gjitha forcat për të realizuar ëndrrën e tij të fundit, jetësimin e veprës “Arturo Ui” në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Por, këtë ëndërr nuk pati fatin ta shoh bashkë me publikun në premierën e saj, pasi që gjendja ju përkeqësua dhe shëndeti i tij i lig ja pamundësoi një gjë të tillë, por ai po frymonte lirshëm që kishte arritur që atë shfaqje ta sjellë para publikut.

07/31/2018 08:28

Homazhe për Bekim Lumin