Showtime

Soprano kosovare i drejtohet Labit: Sonte kam dal me lyp një copë letre për me siguru insulinë për babain tim

07/15/2020 23:47
nga:L I

Ka disa javë që kompozitori dhe dirigjenti Baki Jashari është prekur nga koronavirusi, shkruan GazetaBlic.

Vajza e tij, soprano kosovare Arta Jashari ka bërë një postim ku i është drejtuar Labit rreth deklaratave të tij në mos besimin se virusi ekziston.

Jashari gjithashtu ka bërë të ditur se gjendja e babait të saj është e rënduar.

Postimi i plotë:

Hajde Lab knoma naj kange se kjo eshte jeta ime qe 3 jave . Edhe une jom solokengtare/ muzikante sikur ti – vec me nja 3 diploma, 2 prej tyre evropiane e kam lan karrieren ne Berlin per me i kontribu Kosoves . Sonte kam dal me lyp nje cope letre per me siguru insulinen per Drejtorin , dirigjentin, kompozitorin Baki Jashari – babin tim si qytetar i Republikes se Kosoves . #tmerr