Geek

Sony zyrtarisht zbulon dizajnin për Play Station 5

06/12/2020 08:32
nga:L I

Sony ka zbuluar zyrtarisht PlayStation 5.

Në një prezantim të ri me videon e titulluar ‘Ardhmëria e lojrave’, Sony zbuloi gjithashtu se PlayStation 5 do të jetë në dispozicion në dy modele, përcjellë GazetaBlic.

Sony nuk njoftoi për çmimin ose datën kur do të dal në shitje, por tha se ende planifikon të lëshojë PlayStation 5 para fundit të vitit.

‘Sot është dita që ne mezi presim me vite, ku ne duam t’ju tregojmë vetëm lojërat që demonstrojnë besimin tonë se PlayStation 5 shënon tranzicionin më të madh gjenerues, që është parë deri tani”, tha Jim Ryan, Presidenti i Sony Interactive Entertainment.

Sony zbuloi një gamë të lojërave të reja që po zhvillohen për PlayStation 5, të njohura si Resident Evil Village, Gran Turismo 7, Ratchet & Clank: Rift Apart, Horizon 2: Forbidden West, dhe Spider-Man: Miles Morales.

/GazetaBlic