Geek

Sony shfaq prototipin e telefonit 5G

02/26/2019 18:09
nga:M H

MWC 2019 është në zhvillim e sipër në Barcelonë dhe shumë prodhues kanë përdorur konferencën për të paraqitur teknologjinë e tyre të fundit dhe atë të ardhshme.

Përveç telefonave fleksibël, trendi i këtij viti do të jetë pajisja 5G. Ne tashmë patëm mundësinë të shohim disa nga njoftimet e telefonit 5G për këtë vit, dhe tani pajisja Sony është shfaqur.

Faqja Pocket-lint ka vënë re pajisjen në zonën ekspozuese të Sony dhe në stendën e Qualcomm. Për fat të keq, telefonat e ekspozuar 5G nuk pasqyrojnë harduer përfundimtar, dhe ndoshta jo dizajnin që do t’u ofrohet përdoruesve. Gjithashtu, Sony nuk e ka njoftuar zyrtarisht se kur e ka në plan të lëshojë telefonin 5G.

Kompania vuri në dukje se pajisja e paraqitur nuk është një produkt komercial, por një model testimi i përdorur për të testuar rrjetin 5G. Sony teston versione të ndryshme të harduerit për të kuptuar se çfarë do të ndodhte nëse antena do të hiqej nga një lokacion i caktuar dhe do ta bënte pajisjen më të hollë.

Prototipi quhet me emrin e brendshëm AG-1. Rezulton se Sony është investuar thellësisht në 5G, por ende nuk publikon asgjë komerciale. Mbetet të pritet nëse telefoni Sony 5G do të jetë një variant i modelit Xperia 1 ose diçka krejt tjetër.