BLIC.TV

Sonte transmetohet dokumentari: Politika në Pandemi

05/08/2020 18:38
nga:Gazeta Blic

Këtë të premte me fillim nga ora 22:00 në televizionin Klan Kosova shfaqet dokumentari “Politika në Pandemi” në kuadër të emisionit Blic Interview me Astrit Gashin.

Në këtë dokumentar do të mund të kuptoni të vërtetën sipas Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Kurti në Kuvendin e Kosovës.

Pse sipas nënkryetares së Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci u sinkronizuan Lidhja Demokratike e Ksoovës me presidentin e vendit Hashim Thaci për rrëzimin e Qeverisë pas vetëm 51 ditësh të punës?

Në rast se Gjykata Kushtetuese i jep të drejtën LDK për formimin e qeverisë, cilat do të jenë veprimet e VV në Kuvendin e Kosovës, por edhe në sheshet e Prishtinës?

Pse Albin Kurti është dezertues sipas zyrtarëve të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës?

Prishja e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas zyrtarëve të AAK dhe Nisma Socialdemokrate janë arsyeja kryesore se pse të gjitha partitë u bënë bashkë për rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit.

Kur LDK AAK NISMA e të tjerët pritetet ta formojnë qeverinë e re?

Pse PDK e VV janë në një vijë kur kërkojnë zgjedhje të reja pas pandemisë?

A do të ketë koalicioin PDK VV?

Për këto pyetje dhe në shumë tema të tjera do të mund merrni përgjigje sonte me fillim nga ora 22:00 në dokumentarin “Politika në Pandemi” në Klan Kosova dhe në faqen e Gazeta Blic në Facebook.