Sporti

Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’, Ronaldo pranë triumfit

12/07/2017 09:34
nga:Y.K

Sonte në një ceremoni madhështore që do të mbahet pranë Kullës Eiffel në Paris do të shpallet fituesi i ‘Topit të Artë” për këtë sezon.

Pa dyshim që Ronaldo është favorit për të triumfuar para Messit dhe Neymarit pasi portugezi udhëhoqi Realin gjatë triumfit në Champions dhe La Liga.

Sulmuesi portugez i Real Madridit, i cili e fitoi çmimin e FIFA-s si lojtari më i mirë dhe është në kërkim të Topit të pestë të Artë, do të garojë me Messin dhe Neymarin për këtë çmim.

Ceremonia do të nisë sot nga ora 19:45.

12/07/2017 22:55

Ja çfarë tha Ronaldo për Messin, pasi e fitoi Topin e Artë