Cult

Sonte përfundon Festivali Ndërkombëtar i Teatrove, ndahen çmimet

10/21/2017 21:28
nga:D.I

Sonte po mbahet nata e fundit e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove, që mbahet për herë të parë në Kosovë, njofton Klan Kosova,

Ky festival po mbahet në teatrin “Faruk Begolli” në kolegjin AAB.

Aktualisht po zhvillohet shfaqja “Armiku i Popullit” e regjisorit kosovar, Fatos Berishës.

Anëtarja e stafit organizativ të festivalit, Burbuqe Berisha, ka folur për Klan Kosovën lidhur me mbarëvajtjen e festivalit.

“Festivali ka shkuar mjaft mirë, thuajse asnjë ekses më të vogël nuk e kemi pasur”, tha Berisha.

Ajo tha se për çdo natë kanë pasur mjaft shikues, dhe tha se kanë marrë pjesë edhe vende si Kroacia, Bullgaria, Maqedonia dhe Shqipëria.

Sonte në orën 22:00 do të ndahen çmimet për performuesit në këtë festival.