Lajme

Sonte nis PriFest, “Fusha e mëllenjave” hap zyrtarisht edicionin e 11-të

07/16/2019 08:00
nga:Y I

Festivali Ndërkombëtar i Filmit-PriFest sot do të hapë edicionin e 11-të të radhës.

Në gjashtë ditët festive do të ketë mbi 70 filma, prej tyre 7 premiera botërore, 5 premiera ndërkombëtare, 1 premierë evropiane, 19 rajonale dhe 32 premiera kosovare.

Filmi debutues i regjisores Arzana Kraja “Fusha e mëllenjave” do të jetë filmi që do të shënojë hapjen zyrtare të edicionit të 11-të të PriFest, në natën solemne më 16 korrik në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Shtëpia filmike Circle Production ka vendosur që rrugëtimin e filmit, shfaqjen e parë publike, si premierë kombëtare jashtë programit konkurrues, ta fillojë në Kosovë duke e dhënë atë para publikut kosovar në PriFest.

Ndërsa filmi dokumentar “Mjaltë nga Shkëmbi” kushtuar heroit Zahir Pajaziti do të shfaqet me fillim nga ora 22:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.