Sporti

Sonte mësohet gjysmëfinalisti i fundit në Ligën e Kampionëve për këtë edicion

08/15/2020 09:00
nga:M K

Edicionit të jashtëzakonshëm 2019/2020 në garat evropiane po i vie fundi.

Pas kualifikimit të mbrëmshëm të Bayernit, sonte ka mbetur për t’u qartësuar vetëm edhe emri i fundit për t’u kompletuar çiftet gjysmëfinaliste, përcjell GazetaBlic.

Manchester City i Pep Guardiolas do të luajë përballë Lyonit që eliminoi Juventusin në 1/8-ën e finales.

Nënkampionët angezë llogariten favoritë, por në futboll jo gjithmonë favoritët kalojnë tutje.

Ajo që është e rëndësishme, të dyja skuadrat e kanë të qartë kundërshtarin në fazën e ardhshme, andaj u duhet të përgatiten sa më shumë që të jetë e mundur, por kuptohet, së pari fitorja në takimin e sontëm.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me fillim nga ora 21:00, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

08/19/2020 23:02

Notat e futbollistëve: Lyon – Bayern