Sporti

Sonte mësohen skuadrat gjysmëfinaliste në Europa League, kryendeshja zhvillohet në Spanjë

04/20/2023 08:31
nga:Mergim Rreci

Sonte zhvillohen ndeshjet kthyese në fazën e çerekfinales në Europa League.

Manchester United kërkon kalimin tutje në gjysmëfinale, por nuk do ta ketë aspak të lehtë ndeshjen ndaj Sevillas në Spanjë, shkruan GazetaBlic Sport.

Takimi i parë përfundoi me rezultat 2 me 2 dhe tashmë të dy skuadrat kanë shanset e tyre, me andaluzianët që e kanë përparësinë e terenit vendas.

Roma do të tentojë të përmbys rezultatin ndaj Feyenoordit, atje ku ndeshja e parë në Holandë përfundoi me rezultat 1 me 0.

Juventusit ka udhëtuar poashtu me epërsi minimale nga ndeshja e parë në Portugali për t’u përballur me Sportingun, me stadiumin “Jose Alvalade” që do të jetë i stërmbushur sonte.

Takimi tjetër që do të zhvillohet është ai mes Royale Union – Bayer Leverkusen, atje ku ndeshja e parë përfundoi me rezultat 1-1.

Të gjitha ndeshjet luhen me fillim nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/