Sporti

Sonte luhen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Evropës

12/07/2017 17:38
nga:E.A

Liga e Evropës vjen sot me ndeshjet e fundit të fazës në grupe, para se të kalojë te takimet me eliminim direkt.

Pas 5 takimeve të para, kanë arritur të presin biletën plot 16 skuadra, ndërsa në mbrëmjen e fundit për këtë vit, pritet të sigurojnë kualifikimin edhe 8 skuadra të tjera.

Një ndeshje mjaft e zjarrtë pritet të luhet në Serbi, ku Crvena Zvezda do të pres gjermanët e Kolnit, në një takim përcaktues për të kualifikuarën e dytë të grupit, pas Arsenalit kryesues. Si serbët ashtu edhe Kolni kanë nga 6 pikë dhe golaverazh të njëjtë, ndërsa 90-minutëshi i sotëm do të përcaktojë gjithçka.

Spanjollët e Athletic Bilbaos, pasi ndalën Realin e Madridit në la Liga, do të tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë me ekipin ukrainas Zorya. Spanjollët duhet të dalin të pamposhtur nga kjo sfidë, për të siguruar avancimin më tej, në Evropa Ligë.

Në grupet e tjera, gjithçka është përcaktuar, ndërsa krahas 16 skuadrave që e kanë siguruar kualifikimin, Evropa Ligës i janë shtuar edhe 8 skuadra që përfunduan të 3-tat në grupet e Championsit dhe bashkë me 8 skuadrat që do të kualifikohen sot, do ta çojnë në 32 numrin total të ekipeve, që do të synojnë fitimin e trofeut të dytë më të rëndësishëm për klube, në Evropë.

Këto janë takimet që do të zhvillohen sonte:

12/11/2017 13:38

Zyrtare: Hidhet shorti i Evropa Ligës, këto janë super përballjet