Sporti

Sonte finalja e “Copa America”, Brazil – Peru

07/07/2019 12:47
nga:M K

Sonte me fillim nga ora 22:00 zhvillohet finalja e “Copa America”.

Brazili dhe Peruja do të përballen mes vete në duelin që do të vendos për fituesin e trofeut më të rëndësishëm në kontinentin ameriko-latin, shkruan GazetaBlic.

“Seleçao”, që nën urdhërat e Tites eliminoi Argjentinën, do të mundohet që ta shfrytëzojë në maksimum terenin vendas për ta shtuar edhe një titull në sirtarin e saj, kurse Peruja pas plotë 44 vitesh e arrin finalen, kurse do të synojë që të shkruajë historinë.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në “Maracana” të Rio De Janeiros, derisa ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

Kujtojmë se Peruja në gjysmëfinale, eliminoi bindshëm Kilin me rezultat 3-0.

/GazetaBlic/

08/20/2019 21:53

Çmenduri në Brazil, 45 mijë tifozë për një ndeshje të Serisë D