Showtime

Soni Malaj tregon format e përsosura në bikini gjatë pushimeve

08/05/2020 12:01
nga:L I

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Soni Malaj, ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj.

Megjithatë, ajo po vazhdon t’i mbajë të informuar ndjekësit me postime të ndryshme, duke mos munguar në koleksion as me poza provokuese në këto ditë të nxehta vere.

Së fundi, Soni ka postuar një fotografi në bikini të bardha teksa ka theksuar trupin e saj perfekt, edhe pse është nënë e një vajze.

Soni jo më kot shquhet si një nga femrat më atraktive dhe që i kushton një kujdes të madh fizikut të saj.

Soni Malaj përndryshe është tash e sa kohë në lidhje me biznesmenin nga Tirana, Kelvinin, por që daljet e tyre të përbashkëta në publik kanë qenë të rralla.