Lajme

Sondazhet parashohin dështimin e PSD-së, ky është qëndrimi i kësaj partie

07/04/2018 17:18
nga:A. R.

Partia Social Demokrate e Shpend Ahmetit, nuk po e pranon rezultatin potencial që do ta kishte, nëse vendi do shkonte në zgjedhje në këtë periudhë kohore.

Përqindja e votuesve që do e përkrahin këtë parti, sipas një sondazhi të KDI-së, është shumë i ulët.

Vetëm 2.4 % e qytetarëve i kanë dhënë mbështetje kësaj partie, duke mos ia mundësuar as kalimin e pragut zgjedhor.

Por shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu thotë se sondazhi është bërë në një kohë kur kjo parti ka qenë në fazën e konsolidimit, rrjedhisht kanë dalë këto rezultate.

“Sondazhi është bere ne muajin e pare te ekzistencës se PSD te reformuar. Ne ende jemi ne procesin e konsolidimit te brendshëm dhe formimit te strukturave te qëndrueshme te gatshme për zgjedhje.” ka thënë Sejdiu për Gazetën Blic.

Në fotografi: Dardan Sejdiu

Ai ka shprehur bindjes se përkrahja ndaj kësaj partie do jetë shumë më e madhe, kur sondazhet do realizohen në një tjetër periudhë

“Besoj se sondazhet me afër zgjedhjeve do te jene shume me relevante sa i përket performances dhe përkrahjes tone.” ka thënë Sejdiu.

Sipas sondazhit të realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, nëse zgjedhjet do mbaheshin këtë të diele Lidhja Demokratike e Kosovë do ishte e para me 30. 8

LDK 30.8%

PDK 23%

LVV 21.2%

AAK 10.4%

Nisma Socialdemokrate 6.3% ,

Partia Socialdemokrate 2.4%,

Lista Serbe 2% dhe

4.1% të tjera.

Deri sa 11.6% e të anketuarve që kanë refuzuar të përgjigjen në këtë pyetje./GazetaBlic/

 

10/16/2019 19:16

Kjo është koha kur pritet certifikimi i rezultateve