Pasi e mbyllën fazën e grupeve të EURO 2024 në vend të dytë të Grupit A pas Gjermanisë kryesuese, portieri i Zvicrës Yann Sommer deklaroi se do të ishte bukur nëse në raundin e të 16-ve do të përballeshin më Italinë.
Ai tha për mediet pas barazimit 1-1 ndaj Gjermanisë, se bënë një ndeshje të mirë ndaj një kundërshtari shumë të fortë.
“Ndeshje e mirë, shpirt i madh kundër një kundërshtari shumë të fortë. Të kishim Italinë përballë në raundin tjetër, do të ishte mirë, apo jo? Do të përgatitemi sa më mirë. Unë njoh shumë lojtarë të Italisë, do të ishte kënaqësi”-deklaroi Sommer.