Sporti

Solskjaer shumë afër shkarkimit, ky pritet të jetë trajneri i ri tek Manchester United

02/14/2020 09:23
nga:Mergim Rreci

Drejtuesit e Manchester United, sipas medieve në Francë, po shohin mundësinë që Thomas Tuchel të zëvendësojë Ole Gunnar Solskjaer. Trajneri i Paris Saint-Germain u ka bërë përshtypje “shefave” të “Djajve të Kuq”, të cilët e shohin si pasardhësin e mundshëm të Solskjaer këtë verë, nëse norvegjezi do të shkarkohet.

Barcelona dhe Bayerni gjithashtu po mbajnë nën vëzhgim Tuchelin, pasi përballen me pasiguri për menaxherët aktualë të punësuar në klubet përkatëse.

Mauricio Pochettino dhe Massimiliano Allegri, të cilët aktualisht janë pa punë, gjithashtu janë përfolur për të marrë detyrën që aktualisht mban Solskjaer, përcjell Gazeta Blic.

Pochettino u shkarkua nga Tottenhami më herët këtë sezon pas pesë vjetësh në këtë klub, ndërsa Allegri u largua nga Juventusi verën e kaluar, ku fitoi pesë tituj të Serisë A në po aq vite.

Pochettino e ka pranuar që do t’i pëlqente një kthim në Angli, madje edhe në të kaluarën është përfolur për të marrë postin e trajnerit të United.

“Për të qenë i sinqertë, do të doja të punoja në Premier League. Do të jetë e vështirë, e di, dhe tani për tani është një moment për të pritur dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Jam gati dhe pres një sfidë të re. Kam besim se sfida tjetër do të jetë fantastike.”

Allegri, ndërkohë, raportohet se ka një marrëveshje me një klub klub të shkëlqyeshëm anglez dhe shumë besojnë se është Manchester United.