Sporti

Solskjaer flet para duelit me PSG-në, premton kualifikimin tutje

02/11/2019 17:46
nga:Lorik J

Skuadra e Manchester United do të ketë punë mjaft të vështirë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

‘Djajtë e Kuq’ do të ndeshen me PSG-në nesër me fillim nga ora 21:00, në kuadër të Ligës së Kampionëve. Trajneri i Manchester United, Ole Solskjaer ka theksuar se ai ka përgatitur mirë skuadrën dhe beson se do të kalojë këtë raund, shkruan GazetaBlic.

“Duhet të shikojmë mirë ekipin e PSG-në dhe të sigurohemi që të kalojmë këtë ndeshje, dhe pastaj të marrim sfidën e ardhshme me më pak presion”, tha fillimisht Solskjaer.

“Por u thashë djemve, nëse vazhdojmë të punojmë çdo ditë në stërvitje, mund të përmirësohemi dhe ndoshta të befasojmë disa njerëz.”

“Kam një skuadër të fortë dhe mendoj se kjo është dëshmuar”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/