Kandidati për deputet nga LDK, Sokol Havolli, është emëruar nga Abdixhiku, pjesë e Shtabit të LDK-së për zgjedhjet e datës 9 Shkurt 2025, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se të gjitha aktivitetet e tij në fushat tjera pushohen nga sot dhe se përkushtimi i tij do të jetë i plotë në kuadër të Shtabit.
Postimi i tij i plotë:
Me vendim të Kryetarit të LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, sot jam emëruar pjesë e Shtabit të LDK-së për zgjedhjet e datës 9 Shkurt 2025.
Duke dashur të jap kontributin tim maksimal drejt fitores së LDK-së në zgjedhjet e shkurtit 2025, të gjitha aktivitetet e mia në fushat tjera pushohen nga sot dhe se përkushtimi im do të jetë i plotë në kuadër të Shtabit.