Kryetari i komunës së Vitisë njëherësh kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit me numrin 8, Sokol Haliti, në një intervistë dhënë për dokumentarin “Expose” ka treguar disa nga arsyet pse ka vendosur t’i hyjë garës .
Ai tha se vendimi për të kandiduar ka qenë refleksion i momentit pas stagnimit të vendit në të gjitha sferat.
Haliti rendit disa nga fushat ku ka nevojë të veprohet menjëherë.
“Vendimi për të kandiduar për deputet ka qenë refleksion i momentit, i stagnimit të vendit në të gjitha sferat, edhe në zhvillim ekonomik edhe në bujqësi si potencial kryesor ekonomik në Kosovë edhe në integrime edhe në raporte me ndërkombëtarët, në të gjitha sferat.
“Stagnim në rregullimin e magjistraleve të lumenjve, aspketi hidroekonomik. Kemi dëme të mëdha nga breshëri, kemi mundur t’a rregullojmë sitemin kundër breshërit që ka mujt me funksionu, kemi mundur t’i eleminojmë vërshimet, duke i hap arteriet edhe lumenjtë duke i rregullua, edhe përroskat dhe kanalet në tërë vendin për shkak se arteriet në Kosovë janë të mbyllura në të gjithë vendin. Në në Viti kemi arrit me rivitalizu lumin Morava gjithashtu edhe lumin Letnica në një pjesë për me arrit me i eleminu vërshimet. Prandaj unë mendoj se nuk është rregullu çështja e ujit të pijes, ju e dini kompanitë regjionale funksionojnë ndërsa unë mendoj se është dasht bndryshe të rregullohen këto kompani në mënyrë që me pas përgjegjësi edhe komunat mbi to dhe jo ne të jemi faktikisht pa kompetenca. Në anën tjetër trajtimi i ujrave të zeza me të vërtetë na brengos shumë, kemi mundur t’i rregullojmë në mënyrë regjionale. Investimet në magjistrale ku ndërmarrjet e vogla, të mesme, kishin mundur të egzistonin, pasi autostrada i jep përparësi qyteteve të mëdha, Prishtinës, Shkupit dhe Tiranës ndërsa ne duhet të kujdesemi edhe për ndërmarrjet e vogla të mesme, që shtrihen rreth magjistraleve për shkak se realiteti është i tillë në Kosovë.
“Ky realitet do të ishte mirë të përfillet, dhe planifikimi i përgjitshëm jo vetëm hapsinor dhe urban, së pari të bëhet nga niveli qëndror e pastaj nga niveli komunal dhe jo e kundërta. Strategjia nacionale duhet të ekzistojë përpara strategjive komunale, në këtë kuptim, komunat ka qenë shumë më të zotët”
“Prandaj unë jam kyq si refleksion i momentit kur e kam parë nevojën vërtetë me kontribu në sferën time edhe profesionale edhe menaxheriale për shkak se unë mendoj se ‘Agro-kompleksi i Kosovës’ mund të rikthehet, jo në formë shoqërore por në formë private, vetëm me subvencionime, investime, me fonde dhe bashkëpunime” tha Haliti për dokumentarin “Expose”.
Ai pati edhe një thirrje për të gjithë qytetarët që duan të votojnë Sokol Halitin në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Numri im është 8, i lehtë dhe i thjeshtë. Gjithë jetën ja kam bërë një argat pushtetit, vazhdoj të kontriboj përditë, pavarësisht ku jam në pjesën profesionale apo politike, krijoj unitet veprues jo unitet statik. Mendoj se qëndrimi në vend është ecje prapa, prandaj duhet të kemi progres. Te tjerët janë duke ecur dhe ne kemi ngec. Prandaj kjo ngecje nuk tolerohet më. Unë mendoj se një ekipë e cila është vërtet edhe politike edhe profesionale duhet të ecë, prandaj menagjerat e mirë, udhëheqja e mirë dhe ata që e realizojnë program qeverisës mendoj se duhet të vijnë në instancat udhëheqese të shtetit” tha Haliti për dokumentarin “Expose” raporotn “Gazeta Blic”.