Lajme

Sokol Haliti nuk do të jetë pjesë e Kuvendit

3 ditë më parë
nga:Y I

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti nuk do ti bashkohet Kuvendit të Republikës së Kosovës si deputet.

Haliti në një përgjigje për rtv21.tv tha se ai do të ushtrojë detyren e kryetarit të komunës së Vitisë.

“Do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e kryetarit të komunës”, tha ai.

Ndërkaq në mesin e deputetëve që hynë në listën për deputetë nga LDK ishin tre kryetarët e komunave Imri Ahmeti, Gazmend Muhaxheri dhe Sokol Haliti.