• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Sociologu shpjegon arsyet që po çojnë në vrasjen e grave nga burrat: Këta janë faktorët

12/10/2023 21:20
nga:Gazeta Blic

Socilogët shpjegojnë arsyet e rritjes së dhunës në familje, e sidomos numrin e madh të vrasjeve së grave, raporton Gazeta Blic.

Xhelal Hajrullau, i cili është sociliog me profesion thotë për emisionin “Expose” se një nga shkaqet pse po nodhin këto vrasje është periudha e transicionit. Pastaj shton ai, janë pasojat e luftës, gjendja ekonomike si dhe shkaktarë të tjerë.

“Është e vërtetë që viteve të fundit kemi një numër të madh të vrasjeve, vrasje këto të drejtuara edhe ndaj gjinisë femërore përkatësisht ndaj grave”, tha ai.

“Ne e dimë që ejmi një vend në tranzicion, vend i cili ende nuk e kemi përfundu këtë periudhë. Ne e dimë që në Kosovë ende njerëzit po i vuajnë pasojat e luftës, por kemi shkaktarë të tjerë që janë ekonomik”, thotë ai.

Sipas tij, njerëzit po zhyten në pesimizëm të thellë se nuk ka të ardhme në këtë vend dhe po përdorin rrugë të shkurta për me i realizu disa qëllime të tyre dhe po përdorin logjikën e forcës dhe jo të arsyes në zgjidhjen e probleme.

“Kemi edhe shumë shkaqe të tjera të cilët qytetarët e këtij vendi po i përdorin dhe po eleminojnë bashkëshortet, motrat dhe pjesëtaret e gjinisë femërore në përgjithësi”, shton ai.

Në aspektin sociologjik, sipas tij, përmenden disa lloje të shoqërive.

“Unë nuk dëshiroj me besu që ne jemi shoqëri në rënie e sipër, apo si njihet ndryshe si shoqëri dekadente ku kemi pak përparime dhe kemi shumë rënie dhe ndryshe që njihet si një lloj gjendje entropie. Në kuadër të kësaj përmendet edhe anomia ku kemi çrregullim, mungesë normash, ku antivlera po mbretëron në vendin tonë dhe po e zëvendëson vlerën, ku çdo gjë jonormale na është kthyer në normalitet . Si rezultat i kësaj ne e humbim identitetin tonë individual dhe kolektiv, po e krijojmë një lloj fobie apo frystrimi dhe si rezultat i kësaj na vijmë deri tek vetvrasjet, vrasjet apo kriminaliteti dhe dukuri të tjera negative të cilat janë prezente në shoqërinë tone”./ Gazeta Blic

12/23/2024 21:12

Muriqi mund të rikthehet në Turqi?