Lajme

Snajperisti kosovar

01/19/2020 11:45
nga:Gazeta Blic

Në bisedat e rastësishme me mërgimtarët shqiptarë që po qëndronin në banesën e gjyshërve të tij, do të zinte fill lidhja e pastajme me Kosovën. Ishte viti 1997.

Michael Spath kishte tre vjet që ishte kthyer në Gjermani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I biri i nënës gjermane dhe babait amerikan, Spath e kishte zhveshur tre vjet më herët uniformën e Ushtrisë amerikane, pjesë e së cilës ishte prej vitit 1980. Kishte kryer misione në tetë shtete të ndryshme anembanë botës. Në Koshare do të plagosej shumë rëndë, por ende pa rimarrë veten do të ngrihej nga spitalet shqiptare e do të merrte udhë drejt kufirit me Kosovën.

Në tri ditë të ndryshme me luftime gjatë periudhës prill-maj, Spath do të plagosej në fytyrë, kokë, gojë, krah e këmbë, thuhet në raportin e nënshkruar nga ish-eprori Hysen Berisha. Prej luftës së Kosovës, Spath kujdeset të grijë ushqimet për shkak të problemeve me nofulla pas ndërhyrjeve kirurgjike. I shpreh keqardhje pronarit të lokalit pse nuk mund ta hajë suxhukun, shërbyer prej shtëpisë “veç pse ke ardhë me luftu për Kosovën”.

“Kurrë nuk do ta harrojmë këtë. Gjithë jetën do të jemi mirënjohës”, i thotë burri me mustaqe. “E sheh, këtu ndihem si në shtëpi. Kosova është shtëpia ime. Ndihem rehat këtu”, thekson Spath para se të çojë një gllënjkë birre.

Flet anglisht e herë pas here shqip, si në rastin kur me humor përshkruan situatat kur do të luftonte në luftë e shtrat me vdekjen. Kosovës i referohet gjithnjë gjermançe me s-në të theksuar si z. Snajperisti i regjur, sukseset individuale i përgjithëson si meritë ekipore.

“Natyrisht se në luftë nuk i besohet askujt, por unë kisha ekipin më të mirë. Kisha djem të rinj pa përvojë, por që kishin zemër të madhe. Luftonin me zemër. Dhe prandaj ia kemi dalë”, thotë me ngulm Spath, teksa mbledh grushtin dhe rrah tavolinën. “Është kaq e thjeshtë”, është shprehja me të cilën përmbyll vlerësimet a përshkrimet e rrethanave të pazakonshme në luftë.

Por, nuk e konsideron punë të kryer marrjen e patentës për gjuajtje nga autoritetet e Kosovës, edhe pse i ka kaluar testet. “Ende nuk e kam marrë dokumentin”, thekson ai. Ngjashëm po pret edhe për letërnjoftimin. Në dorë mban certifikatën e shtetësisë.

Medalje meritash

Por, si u bë që Spath të vinte vullnetarisht të luftonte në Kosovë?

Si i biri i një ushtaraku amerikan, Spath do të interesohej për zhvillimet që rroknin vëmendjen e botës mbarë në dekadën e fundit të shekullit të kaluar. Jugosllavia kishte marrë teposhtën.

Kroacia e Sllovenia ishin ndarë prej krijesës që ishte mbajtur në këmbë nga ish-diktatori Josip Broz Tito. Po shembej sherri i përpjekjes së dhunshme serbe për ta marrë timonin e saj. Sllovenia e Kroacia ishin ndarë e Bosnja ishte në luftë kur Spath do të takohej me shqiptarë derisa po punonte me shqiptarë në sektorin e ndërtimtarisë në ekonominë më të fuqishme evropiane….(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

03/05/2020 21:49

Bekim Jashari rrëfen bisedën e fundit me babain Hamzën: Kur të luftojë unë jo shtatë gazeta por e gjithë bota do ta merr vesh