Showtime

“S’më intereson nëse shënojmë në minutën e 93-të, jemi të përgatitur për kohën shtesë”

04/15/2019 19:53
nga:Natyra

Alexis Sanchez dhe Nemanja Matic kanë lënë anash lëndimet dhe janë të gatshëm për lojë. Ata kanë udhëtuar së bashku me skuadrën për ndeshjen e nesërme me Barcelonën.

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka kërkuar nga sulmuesit e tij që të rigjejnë formën më të mirë për ndeshjen kruciale ndaj Barcelonës në kuadër të çerekfinales së Champions League, raporton Gazeta Express.

“Djajtë e Kuq” janë në disavantazh 1-0 nga loja e parë e javës së kaluar por Alexis Sanchez është pjesë e skuadrës përsëri, pasi është rikuperuar nga një lëndim i gjurit, ashtu si mefushori Nemanja Matic.

Ish sulmuesi i Barcelonës do të jetë i uritur që të shënojë ndaj ish skuadrës së tij, dhe që të marrë vetën në këtë kampanjë që deri tani ka qenë dëshpëruese.

Alexis Sanchez i është kthyer stërvitjeve. Kiliani është i gatshëm përsëri pas lëndimit të tij në gju.

Solskjaer ka dhënë sinjale se kilian mund të luajë në Camp Nou, nëse jo si startues – do t’i ketë disa minuta në pjesën e dytë.

“Alex ka qenë këtu më parë kështu që do jetë një natë e madhe për të. Kur ai të jetë në fushë, jam i sigurt që ai dëshiron të i tregojë vlerat e tij”, tha Ole në konferencën për shtyp në “Camp Nou”, vendin ku përjetoi momentin më madhështor në karrierën e tij.

“Ai dëshiron të që të tregohet edhe para nesh, pasi që ka qenë i lënduar. Ai nuk ka pasur një sezon aq të mirë deri tani, por të shpresojmë se do ta përfundojë në mënyrën më të mirë pasi që jemi në fazën vendimtare. Të shpresojmë se kur ai të zbresë në fushë të jetë i kënaqur më performancën e tij”, shtoi Solskjaer.

Nemanja Matic gjithashtu do japë një injeksion për ekipin me rikthimin e tij, pas një periudhe jashtë fushave. Scott McTominay është gjithashtu një kandidat i fortë për një vend në mesfushë pasi që skocezi është lënë në bankë rezervë që të ruajë energjinë e tij në fitoren 2-1 kundër West Ham në fundjavë.

Kur u pyet për zgjedhjet e tij në sulm , Ole tha: “ࣿËshtë shumë e rëndësishme. Ne duhet të shënojmë. Nëse Romelu Lukaku, Marcus Rashford, Jesse Lingard, Anthony Martial apo Alexis luajnë, duhet që të kenë një performancë të madhe. Paul Pogba gjithashtu”.

“Ne duhet të mbrohemi por duhet që edhe të kemi diçka ekstra në lojën tonë që të shënojmë kundër një skuadre si Barça”.

“Unë pres që kushdo që do të startojë nesër, kur ata të jenë në fushë ta dinë që unë pres të shohë formë të mirë prej tyre”.

“Ne duhet të jemi të fokusuar dhe të kemi besim kur të kemi rastet tona. E dimë që do krijojmë raste, ne jemi një kërcënim për portën kundërshtare gjithmonë. Ka të bëjë me mbajtjen e frymës në raste të tilla dhe të i shfrytëzojmë mundësitë tona”, shtoi trajneri i United. “Ne duhet të mbrohemi mirë dhe kur të dalim përpara të shënojmë. Nuk më intereson nëse shënojmë në minutën e 93-të pasi që nëse shkojmë në kohën shtesë ne jemi një ekip i përgatitur mirë”, shtoi Solskjaer.

06/20/2019 00:21

Parashikon Donika Kadaj- Bujupi: AAK do t’i fitojë zgjedhjet, kurdo që ato mbahen