Futbollistët e Kosovës U17 do të zbresin sot përsëri në fushë.
“Dardanët” U17 do të përballen me kombëtaren e Sllovenisë, në ora 11:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Të udhëhequr nga nipi i Adem Jasharit, Igball Jashari, futbollistët e Kosovës kërkojnë fitoren e dytë, pas fitores ndaj Austrisë në ndeshjen e parë.
Sllovenia është një kombëtare shumë e fortë dhe ndeshjen e parë e ka fituar me rezultat 8 me 0 ndaj Ishujve Faroe.
Këto janë formacionet zyrtare të dy kombëtareve.

/GazetaBlic Sport/


